Për analistin  Blendi Kajsiu vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD shmangu një ngërç me Amerikën dhe elektoratin. I ftuar në  ‘Opinion’ në News 24, Kajsiu tha se  nëse ky vendim nuk merrej PD do të hynte në një krizë që do të shfrytëzohej nga Rama.  Sipas tij Berisha po vepron si të ishte kryetar i PD.

“Vendimi që mori Basha ishte mospërfshirja e Berishës në Grupin Parlamentar. Ai as nuk u përjashtua nga PD e as nga forumet. Vendimi ishte shimë i çuditshëm dhe ky vendim u mor për mos futur në ngërç PD-në me Amerikën, elektoratin e partisë.  Do të hynte në një krizë të thellë politike që do të shfrytëzohej nga Rama. Kur flitet për Berishën nuk ka standarte në PD. Ai grup vazhdon të jetë i PD vetëm se nuk është Berisha. Përçarjen po e krijon Berisha dhe përkrahësit e tij sepse përballë një fakti që është shpallur non-grata kërkohen standarte. Kjo mund të ishte bërë pa traumë. Në statut nuk parashikohet se duhet të bëheshe një mbledhje për të marrë këtë vendim. Të gjitha argumentat janë në thelb se për Berishën duhet të kemi standarte të ndryshme. Sjellja e Berishës sot është sikur të ishte një kryetar”- tha ai.

I pyetur nëse kjo sjellje e Berishës e dëmton PD-në, ai tha se është hera e parë që Basha mer një vendim kundër ish-kryeministrit dhe se është e rëndësishme që pas kësaj të hapet rruga për një garë të hapur dhe demokratike në PD për zgjedhjen e një kryetari të ri.

“Historikisht SHBA-të dhe ambasadorët janë me qeveritë.  Tendenca e SHBA për të mbështetur stabilitetin dhe qeverinë është e qartë. Por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Amerikanët luajnë me atë “soft power” duke imponuar norma dhe standarte që popullsia e pranon. Për sa kohë Berisha mbetet kryetar i PD siç dukej të ishte, është e vështirë të vijë në pushtet, të ofrojë një alternativë. Berisha po reagon në mënyrë disporpocional në një kohë që Basha nuk i vuri standartin që u ka kërkuar të tjerëve. Është hera e parë që Basha merr një vendim që bie në kundërshtim total me Berishën. Ndarja dhe debati është pozitiv për të përcaktuar kush është PD.  Nëse Berisha e fiton betejën kthemi ku jemi. Me një parti që nuk distancohet nga ai është shumë e vështirë të rikthehet. Berisha duhet të kishte dalë nga politika që në 2013-ën. PD-ja ka shansin e madh të zgjedhë një kryetar. PD do të dali më e fortë nga kjo betejë. Kjo nuk është një betejë për Bashën dhe Berishën. Nga kjo betejë edhe Basha mund të dali i dobët, e rëndësishme është që të hapet një garë reale në PD dhe të zgjidhet një kryetar jashtë hijes së Berishës jo si u zgjodh Basha”- tha ai.

Ndërkohë qeverinë ‘Rama 3’ ai e ka konsideruar si një bord i një firme ndërtimi. Sipas tij Rama rrezikon të kalojë në dëlir pas mundi të gjithë kundërshtarët.

“Po të shikosh programin dhe kabinetin duket si një bord i një firme ndërtimi. Shqiptarët janë të pakënaqur sepse mungon një sistem meritokracie dhe drejtësie. Shikoj shumë beton dhe pak frymë. Si do ta bëjmë shtetin ku një kryeministër ka 20 ministri, kur kemi vetëm një individ ? Pasi mundi Bashën Berishën, Metën Rama kërkon të mundë historinë dhe të kalojë në delir. Rrezikon që Rama të futet në nisma si ‘Open Balkan’ që jo domosdoshmërisht mund të funksiojnë”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: