Andre Onana ishte projektuar titullar për ndeshjen e Kamerunit me Serbinë, sfidë kjo e luajtur ditën e djeshme. Portieri i Interit u përjashtu nga trajneri për arsye disiplinore, duke munguar kështu në këtë 90 minutëshin e rëndësishëm.
“Dua të tregoj mbështetjen për vendin tim dhe Kombëtaren. Dje nuk mu lejua që të isha në fushë për të ndihmuar Kamerunin, siç bëj gjithmonë, për të arritur objektivat e ekipit. Unë gjithmonë jam sjellë në një mënyrë të mirë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit.
Kam shpenzuar shumë energji për t’i gjetur zgjidhje një situate një futbollist e përjeton shpesh, por nga krahu tjetër nuk ka pasur asnjë përpjekje. Disa momente janë të vështira të pranohen. Megjithatë, unë gjithmonë i respektoj dhe mbështes vendimet që marrin njerëzit e vendosur në krye për të udhëhequr ekipin dhe vendin drejt suksesit” – Tha ai.
(BalkanWeb)
