Kryeqyteti italian vishet verdhekuq, Roma shijon një fitore të madhe përballë Lazio, një fitore të pastër 3-0 që i mungonte prej gjashtë vitesh, për herë të fundit që fitonin me tre gola diferencë kishte ndodhur në prill të 2016. Ekipi i Jose Mourinho zhvilloi një sfidë perfekte, mbi të gjitha në pjesën e parë ku realizuan të tre golat.

Vetëm një minutë lojë i mjaftoi Romës, një rast një gol, me Strakoshën me shokë që u befasuan nga goditja e këndit, aty ku përfitoi Abraham. Sulmuesi anglez bëri “dopjetë” në minutën e 22-të ndërsa në të 40-ët, kapiteni Pellegri me një super gol nga goditja e dënimit hipotekoi këtë sukses.

Për fat të keq, Mourinho nuk preferoi për asnjë minutë në këtë derbi Marash Kumbullën, ndërsa dyshja Strakosha-Hysaj ishin protagonist negativ të kësaj disfate të rëndë. Sarri dhe tashmë trajneri Edy Reja janë jo pak të shqetësuar për gjendjen e dy kuqezinjve.

Strakosha Dhe Hysaj
Strakosha Dhe Hysaj

Në përfundim të sfidës, Strakosha u vlerësua me notën 5,5: “Mund të vlerësonte më mirë trajektoren e Pellegrit gjatë golit të parë, nuk arrin të kap as goditjen e dënimit nga shumë larg. Me notën 5 u vlerësua Hysaj: “Vuan shumë, jashtëzakonisht shumë, Sa herë Roma sulmonte në krahun e tij i shkaktoi dhimbje, nuk arriti asnjë herë të bllokonte rivalët e tij, u zëvendësua në minutën e 52-të”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb