Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta ty ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në reagimin e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se Nishani përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit.

Presidentja e Kosovës ka shtuar se Nishani ia kushtoi një jetë të tërë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe se ka qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb