Një ceremoni përkujtimore është mbajtur për nder të ish-liderit botëror të bektashinjve Dede Reshat Bardhi i cili ndërroi jetë 10 vite më parë.

Lideri aktual, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në një prononcim për mediat ka shprehur konsideratat më të larta për Dede Reshat Bardhin.

Ai tha se Dede Reshat Bardhi mbajt gjallë gjatë sistemit komunist dritën e haxhibektashit, së bashku me besimtarët në mënyrë të fshehtë.

Baba Mondi thotë se bektashinjtë do të ecin në shinat që shtroi Dede Reshat Bardhi me shumë mun e sakrifica.

‘’Rast i veçantë, moment i veçantë, për të përkujtuar liderin botëror të bektashinjve. Ruajti gjatë sistemit komunist dritën e haxhibektashit, e mbajti gjallë me besimtarët në mënyrë të fshehtë. Në 91 e rihapi këtë, ndërtoi teqe e tyrbe, duke u dhënë shpresë se zoti është në zemrat e tyre. Këtë mesazh ne e kujtojmë em nderim e respekt, është i vetmi që ruajti në atë furtunë këtë dritë të ndritur të fesë islame.

Ky është mevlut për shpirtin e tij. Siç e tregova më parë, na ka dhënë shumë, ruajti të pastër dritën e haxhibektashit. Ky mevlut, mundohemi t’i ngrejmë lart këto figurë.

Ne që kur ka ndërruar jetë, prandaj u bë dhe ky përkujtimore. Ne ecim në ato shina që ai shtroi me shumë mund e sakrifica. Dhe dhe jetën për bektashizmin.’’- tha Baba Mondi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb