GREQI

Një përleshje e egër mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e të miturve në Avlona pak para mesditës të së premtes.

Në përleshje janë përfshirë shqiptarë, grekë dhe afganë. Sherri ndodhi në bodrumin e burgut. Arsyeja e përplasjes mes të burgosurve ende nuk dihet, shkruajnë mediat helene.

  • foto galeri

Gjithsej nëntë të burgosur kanë marrë plagë, ndërsa dy janë dërguar në spital, në një gjendje më të rëndë. Pas sherrit, të burgosurit i rikthyen në qelitë e tyre.

Të burgosurit përdorën objekte të ndryshme, dhe shkaqet e përplasjes nuk janë sqaruar ende. Bëhet me dije se në mëngjes ishte bërë një kontroll nëpër qeli e ky gjest kishte provokuar zemërim midis të burgosurve të rinj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb