Të paktën 5 persona janë përfshirë në një skenë dhunë në kryeqytet. Videoja është publikuar nga faqja “Jeta osh qef”, ndërsa personat e përfshirë në konflikt përdorin ndaj njëri-tjetrit grushta, shqelma dhe mjete te forta. Mes tyre është edhe një zonjë, e cila tërheq prej rrobash njërin prej tyre madje edhe e qëllon me shqelm.

Megjithë këtë sherr, duket se policia nuk është njoftuar dhe për këtë arsye nuk ka ndërhyrë, ndërsa indiferentë kanë qenë edhe qytetarët e rastësishëm.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: