Dhjetëra ligjvënës nga partia e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe nga partia kryesore e opozitës janë përleshur njëri me tjetrin. Në pamje duken disa ligjvënës duke goditur me grushte, ndërsa të tjerët përpiqen të qetësojnë situatën. Përplasja filloi kur Engin Ozkoc i Partisë Popullore Republikane, nga foltorja e quajti Erdogan “të pabesë”.

Deputetët turq patën diskutime të tensionuara mbi përfshirjen ushtarake të vendit në veri-perëndim të Sirisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb