Mbi 20 emigrante që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u permbys.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP. Një operacion shpëtimi është ende duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

“Mendimet e mia janë me viktimat e kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë problemet dhe nevojat e tyre,” tha zoti Castex.

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: