Interi dhuroi spektakël në San Siro, duke përmbysur një disavantazh të dyfishtë dhe mposhtur Udinesen me rezultatin 5-3. Në këtë mënyrë milanezët i bashkohen Romës të vetmet skuadra në krye të Serie A me 12 pikë. Zikaltërit e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar dy gola në 16 minutat e para, me Abankwah dhe Ekkelenkamp që shfrytëzuan pasiguritë e mbrojtjes dhe portierit Martinez.
Skuadra e Cristian Chivut reagoi shpejt dhe brenda pjesës së parë riktheu baraspeshën. Carlos Augusto ngushtoi diferencën në minutën e 26-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zones, ndërsa Barella vendosi rezultatin 2-2 në të 35-ën. Pas pushimit, Interi mori kontrollin e ndeshjes dhe përmbysi plotësisht rezultatin, duke shënuar tre here të tjera. Tre sulmuesit Thuram, Pio Esposito dhe Bonny shënuan për ti cuar shifrat në 5-2, ndërsa Udinese gjeti një tjetër gol në fund me Gueye, duke vulosur shifrat përfundimtare 5-3.
Me këtë sukses, Interi ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe rikthehet në krye të renditjes, së bashku me Romën, pak ditë përpara se dy skuadrat të përballen mes tyre për javën e 5 të Serisë A.
Pas ndeshjes, Chivu vlerësoi reagimin e ekipit, por pranoi se fillimi i dobët duhet analizuar. Trajneri rumun doli gjithashtu në mbrojtje të portierit Pepo Martinez, i cili u bë protagonist i disa gabimeve.
“Champions-i të merr shumë energji, por ne reaguam me krenari dhe dëshirë për të mos humbur. Duhet të analizojmë gabimet, sepse nuk jemi perfektë dhe as nuk duam të jemi. Martinez nuk është problem dhe nuk do të jetë kurrë problem për ne, nuk e kuptoj se përse jeni të prirur të fajësoni gjithmonë portiere tanë. Të njëjtën gjë bëtë edhe sezonin e shkuar me Sommer. Une do jem në mbrojtje të Martinez deri në fund”, deklaroi Chivu.
