Milani mposhti Atalantën me rezultatin 1-3 në supersfidën e vlefshme për javën e 24-t të Serisë A. Një triumf i jashtëzakonshëm i skuadrës së Gatuzos që arriti të përmbyste golin e shënuar nga Freuler në minutën e 33-të.

Ishte pikërisht “vrasësi” Piontek, ai që në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi shifrat. Në të dytën, loja foli e gjitha për kuqezinjtë që arritën të shënonin edhe 2 herë të tjera me turkun Çalhanoglu dhe me polakun Piontek.

Një fitore mëse e merituar për skuadrën e Milanit, që e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, duke, duke thelluar diferencën në +4 nga Atalanta e vendit të 5-të dhe duke i bërë presion Interit të vendit të 3-të. Sfidën e radhës, kuqezinjtë do e luajnë në shtëpi ndaj Empolit, ndërkohë Atalanta do të ndeshet me Torinon në transfertë.

ATALANTA-MILAN 1-3

Frauler 33′ / Piontek 45+1′, 62′  Çalhanoglu 55′

FORMACIONET ZYRTARE: 

ATALANTA (3-4-2-1): Berisha; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, De Run, Freuler, Kastanje; Iliçiç, Gomez; Zapata.

MILAN (4-3-3): G. Donaruma; Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Rodriguez; Keisi, Bakajoko, Pakueta; Suso, Çalhanoglu, Piontek.

AtalantaMilan

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: