Krysztof Piatek mbahet mend nga të gjithë për ato 2 sezone te Milani.  Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për sulmuesin polak, pasi edicionin e fundit luajti te Fiorentina si u huazuar, ndërsa kartoni i futbollistit zotërohet nga Hertha e Berthlinit, skuadër me të cilën luajti 3 vite.

Calciomercato shkruan se 27 vjeçari kërkohet në Serie A. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ekip të madh, por për Salernitanën, klub i cili po punon fort që mbijetesa mos të kthehet në çështje në fund të sezonit.

Nuk do ishte çudi nëse operacioni do kryhej me sukses, pasi Piatek ka nevojë për një vend ku do mund të kishte minutat e duhura në këmbë. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

Piatek
Piatek

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: