Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Republikën Demokratike lindore të Kongos (DRC) kanë vrarë 438 persona, njoftuan mediat lokale.

Sipas raportit të fundit zyrtar, trupat e viktimave janë gjetur kryesisht në Bushushu dhe Nyamukubi, dy fshatra në provincën e Kivu-së Jugore të goditur rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur. Numri i të zhdukurve mbetet i panjohur, tha  zëdhënësi Patrick Muyaya.

Qeveria qendrore ka dërguar një delegacion për të mbështetur operacionet e shpëtimit në terren, tha Muyaya.

Prej javës së kaluar, në këtë pjesë të vendit raportohen reshje të dendura shiu, ku rrëshqitjet e dherave marrin rregullisht jetën e banorëve gjatë periudhave me shi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 3,000 shtëpi u prekën, nga të cilat rreth 1,200 u shkatërruan plotësisht. Autoritetet lokale vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz mbeten të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb