TIRANË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se 33-vjeçari Gj. Koleka e përndiqte prej kohësh 32-vjeçaren dhe dje ka tentuar ta përdhunojë, në zonën e 9-katësheve.

Siç raporton gazetarja Bezat, i riu ka shkuar te dyqani i vajzës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Vajza i ka shpëtuar nga duart të riut dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Para uniformave blu ajo ka thënë se 33-vjeçari ka ushtruar dhune fizike ndaj saj shume herë, si dhe e ka përndjekur prej kohësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb