GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 30-vjeçar pasi përndiqte ish-bashkëshorten e tij. Sipas burimeve zyrtare në pranga është vënë 30-vjeçari Mehmet Haxhi, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Dje ndaj tij ka bërë kallëzim 19-vjeçarja me inicialet K.G., e cila ka deklaruar se ish-bashkëshorti e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë prej 7 muajsh. Materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb