Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Rr., 37 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Pilo Begaj”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: