Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm për rikthimin e mundshëm të Pero Pejiçit në kampionatin shqiptar, e më konkretisht te Vllaznia.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka asnjë shans të ndodhë. Sulmuesi kroat e ka mbyllur për këtë sezon, pasi ka ezauruar aktivizimin në dy klube dhe e ka të pamundur që të luajë në një skuadër të tretë (sipas rregullores së FIFA-s). Pejiç e nisi sezonin 2017-2018 me Kukësin në Ligën e Kampioneve. Pas eliminimit nga Sherif Tiraspol, sulmuesi nuk e rinovoi kontratën dhe u transferua te Sllaven Belupo në Kroaci.

Në këto kushte, për të ndryshuar ambient, ai ka vetëm një mundësi: të rikthehet te Kukësi. “Jo, nuk është e vërtetë që do të rikthehem në kampionatin shqiptar. Do të vazhdoj kontratën me Sllaven Belupo”, – ka thënë vetë sulmuesi për “Panorama Sport” pak minuta më parë. /PanoramaSport – http://www.panorama.com.al/sport/pejic-te-vllaznia-ja-pse-nuk-ka-asnje-shans/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: