Një aksident është regjistruar këtë hënë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Mësohet se një autoveturë tip ‘Ford’ është përplasur me një autoveturë ‘MercedezBez’.

“BalkanWeb” mëson se të lënduar kanë mbetur të dy shoferët, bëhet fjalë për 25-vjeçarin G.M., dhe 35-vjeçaren J.B.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: