Një automjet luksoz, BMV seria 7 është përplasur mbrëmjen e sotme me një shtyllë betoni të ndriçimin rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë për gazetaren Eneida Petova për “Balkanweb” se menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit, rreth moshës 30 vjeç, ka dalë nga makina zvarrë, ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se,20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja. Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar, që duket se është përplasur në pjesën ballore.

Burimet në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka qënë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën. Nuk dihet ende se kush ka qënr drejtuesi i mjetit,ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe largimit të tij nga vendngjarja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb