Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh të cilët kanë shkaktuar aksidente me pasojë humbje jete dhe të lënduar.

Sipas policisë mësohet se një 33 vjeçar banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, 58 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.

Gjithashtu të arrestuar nga policisë janë edhe një 53 vjeçar dhe një 39 vjeçar pasi duke drejtuar automjetet kanë përplasur këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. Sh., 55 vjeç, banues në Kamzë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital;

– D. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve;

– L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. A., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– Sh. B., 52 vjeç, Xh. B., 30 vjeç, Z. M., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin J. D., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. L., 35 vjeç, dhe R. T., 31 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë së një lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb