TIRANË-Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me përplasjen e armatosur në Kumanovë ku deri tani raportohet të kenë humbur jetën 5 persona.

Ambasada shpreh keqardhje për jetët e humbura dhe thekson se po e ndjek situatën.“Shprehim keqardhje te thelle për humbjen e jetëve te njerëzve në aksionin policor në Kumanovë, dhe shprehim ngushëllimet tona familjeve të policeve dhe civilëve te vrarë dhe të plagosur. Po e përcjellim situatën dhe jemi ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. Bëjmë thirrje tek qytetaret të qëndrojnë te qetë dhe të lejojnë te zbardhen faktet”, thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës Amerikane.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb