Ish-deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi ka reaguar në lidhje me situatën në Dibër ku pas përplasjetve në KZAZ, u lënduan 6 policë e disa protestues.

Me anë të një postimi në Facebook ish deputeti Gjunkshi deklaroi se Partia Demokratike distancohet nga dhuna pasi ajo sipas tij, është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe ministrit Sandër Lleshaj.

“Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie. Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private”, shkruan Gjunkshi.

“Partia Demokratike distancohet nga dhuna , ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshajt të tij . Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër , të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës.

Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD , disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët . Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur , provokatorë të infiltruar nga ana e policisë .

Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmturar dhjetëra qindra qytetarë , nëna, gra, femije , gazetarë dhe policë . Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta , të pa lejueshme dhe në kundërshtim me ligjin.

Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie. Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private ! Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë , janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve .

Një falenderim për qytetarët , simpatizantët që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , në mbrojtje të Demokracisë , të Kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare dhe shumë civilizuese!”, shkruan Gjunkshi në profilin e tij në Facebook.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb