Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar akuzat e Autoritetit të Dosjeve, pasi është akuzuar se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

I ftuar në Ora news, Meta tha se akuzat e Autoritetit të Dosjeve janë përralla dhe manipulime.

“Akuzat e Autoritetit te Dosjes, përralla. Te gjithe letrat e autoritetit te dosjeve, manipulime. Mund te kem pasur nje raport shoqeror miqesor me kedo, rasti konkret mashtrim i Edi Rames, nuk e kam kerkuar une emerimin e zonjes. Keto jane justifikime te Edi Rames. Ajo dosje eshte hapur sepse ka dale kudo, nuk ka asnje gje. Eshte nje trillim i tyre. Nese do te kishte moral dhe integritet Autoriteti Dosjeve mua me kishte kallezuar penalisht. Këtë çështje e kam dërguar në prokurori, nuk kam asnjë shqetësim. Autoriteti ti çojë provat në prokurori.Ata duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi për këto manipulime. Falsifikimet janë bërë në kohën që isha president”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb