Shumë qytetarë kanë braktisur Ukrainën, për t’u larguar në shtetet fqinjë. 2.5 milionë prej tyre janë vendosur në Poloninë, që po mban dhe barrën më të madhe të refugjatëve të luftës.

Mes tyre, është edhe 82-vjeçarja Margaryta Zatuchna. Gruas i dhurojnë dy buqeta me lule, si një simbol i dy herë shpëtimit prej luftës. Ajo ishte e detyruar që të ikte nga nazistët si foshnjë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa tashmë, më e rritur dhe e vetëdijshme ajo braktis shtëpinë e saj në Ukrainë, për shkak të pushtimit brutal të Vladimir Putinit.

Vlen të përmendet se së fundmi janë zbuluar varre masive në Bucha dhe rajone afër Kievit, të mbushur kryesisht me civilë vendas. Pamjet, që janë cilësuar gjerësisht nga Perëndimi si gjenocid janë kontestuar ashpër. Vendet Perëndimore kanë kërkuar që të vendosen sanksione më të ashpra ndaj Putinit dhe oligarkëve të tij, si dhe kanë nxitur institucionet përkatëse që të hetojnë këto krime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: