Protesta kundër “Green Pass” në Itali është zhvendosur në Milano ditën e sotme. Mijëra protestues u mblodhën në Piazza Fontana, për të protestuar kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër për të trembëdhjetën të shtunë radhazi. Ngjarja, e cila filloi e qetë, degradoi në mbrëmje kur policia duhej të ndalte turmën.

Milano

 

Deri më tani sipas mediave italiane 16 persona janë arrestuar.

Protestuesit vazhduan të thërrasin parullat e tyre të zakonshme “Jo kalim jeshil”, “Liri, liri” dhe “Duart larg fëmijëve”, si dhe fyerje ndaj kryeministrit Draghi.

Milano1

 

Ndërkohë që ditën e sotme u bë një tubim në kryeqytetin italian ku pjesë ishte edhe ministri Di Maio dhe ish-kryeministri Conte, si një fushatë pro vaksinimi, por edhe si një kundërpërgjigje ndaj protestueve të 9 tetorit që u mblodhën edhe sot në Milano.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: