Rusia ka dërguar avionë luftarakë në Bjellorusi në prag të një konflikti me Ukrainën.

Kremlini I ka dërguar avionët ushtarake atje, me justifikimin se do të përdoren për një stërvitje ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka publikuar një video ku shihet avionët luftarakë Su-35 duke ateruar në Aeroportin e Bjellorusisë.

Agjencia e lajmeve Interfax tha të premten se Rusia ka dërguar dy batalione të sistemeve raketore tokë-ajër S-400 në Bjellorusi.

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake “Allied Resolve” për të zgjidhur çështjet e shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm dhe kundër terrorizmit, njoftoi agjencia shtetërore ruse RIA Novosti.

Vlen të përmendet Rusia ka ende rreth 100,000 trupa të stacionuara përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Kërcënimi i pushtimit është i lartë, megjithëse Rusia pretendon se nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën, perceptohet gjerësisht se po krijon pretekst për një pushtim. Rusia e ka bërë të qartë se është kundër përfshirjes së Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), grupimi ushtarak që u formua si një mburojë kundër Bashkimit Sovjetik. Rusia e sheh zgjerimin e NATO-s pranë kufijve të saj lindorë si një përpjekje për të ndërhyrë në sferën e saj të influencës.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko konsiderohet të jetë një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin. Stërvitjet e Rusisë me Bjellorusinë kanë ardhur pasi Perëndimi, kryesisht SHBA-ja ka lëvizur për të ofruar armë për Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb