Vladimir Putin ka njoftuar se është vendosur në karantinë. Lajmi është raportuar nga RIA dhe arsyeja sipas medias, është fakti se ka pasur disa të infektuar në Presidencë.

Kështu, Putin ka anuluar udhëtimin në Taxhikistan këtë javë për të marrë pjesë në takimet e sigurisë, por do të marrë pjesë me anë të “Zoom-it”.

Të hënën, Presidenti i Rusisë priti në Moskë homologun e Sirisë Bashar al-Assad dhe në Kremlin atletët e ekipit Paralimpik rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb