Të paktën pesë ushtarakë rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma, vdiqën në betejë në Ukrainë, njoftoi të enjten rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.

Gjatë operacionit special në Ukrainë, sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 “dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”, raportohet.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb