Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot në lidhje me deklaratat e bëra dje nga socialisti Petro Koçi, teksa ky i fundit shpërtheu dhe ndaj Belinda Ballukut.
Ai e cilësoi këtë të fundit Ballukun, themeluese të korrupsionit. Ndërkohë Balla tha se nuk e kishte lexuar reagimin e Koçit.
“Nuk e kam ndjekur këtë deklaratë të Petros. Refuzoj që të komentoj mbi diçka që se kam lexuar vetë. S’e kam parë! Ditë të nxehta me temperaturë, dhe secili ka këndvështrimet e veta. PS, Fierin e ka kryeqytetin e vetë. Kam qenë drejtues politik në Fier, kemi fituar dhe në ditët më të vështira aty.
Ishin më shumë dje. S’i kam numëruar. Por pash, Sali Lushën, s’më bën përshtypje që protesta nisi si protestë lokale për flamengon, dhe bufat kanë nisur ta ndjejnë veten flamingo. Jam kundër çdo thirrjeje antisemite. Jam kundër çdo diskriminimi.”, tha ai.
