Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, u diskutua për pezullimin e fondeve të IPARD në bujqësi.

Gazetarja Ola Xama u shpreh se fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk shkuan për ata, ose shkoi vetëm për te ‘fermerët e mëdhenj’.

“Pse janë të rëndësishme fondet IPARD? Fondet që jep IPARD kanë qenë më të larta se ato që jep buxheti i shtetit. Që nga viti 2020 e deri më tani mbështetja për bujqësinë ka qenë në rënie. Lajmi i pezullimit të fondeve IPARD është i trashtë, për një shtresë që ka nevojë për to. Pse u pezulluan? Sepse sipas të dhënave, me kryqëzimin e të dhënave që kemi, fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk ka shkuar tek ata. Ose kanë shkuar te fermerët e mëdhenj. Fondet IPARD janë ndihmë e madhe, pasi edukon fermerët. Ne kur kemi periudhën e kultivimit, shohim që prodhimet hidhen pasi nuk ka treg. Shqipëria në një raport për zhvillimin e BP është vendi më mbështetjen më të paktë që merr në sektorin e bujqësisë.”, tha Xama.

Ndërsa gazetari Geri Emiri tha se shuma qeveria ka arritur një sukses të kënaqshëm për shpërndarjen e fondeve, ndërsa shtoi se megjithatë sukses është të shpërndash fondet në mënyrë të korrekte.

“Shuma totale për sektorin e bujqësisë është  97.2 milonë euro. Në një fshat janë dhënë grante një vlerë deri në 1 mln euro. Qeveria ka arritur një sukses të kënaqshëm për shpërndarjen e fondeve. Megjithatë e suksesshme është të shpërndash fondet në mënyrë të korrekte.”, tha Emiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb