GJERMANI – Xhamia e një komuniteti shqiptar në Gebenstorf të rrethit Baden në Gjermani, ka licencuar imamin e saj të radikalizuar.

“E kemi këtë dyshim prej gjashtë muajsht,” thotë zv/president i komunitetit islamiko-shqiptar, duke e konfirmuar lajmin për gazetën Aargauer Zeitung.

Sipas përgjegjësve të xhamisë, nuk ekzistojnë ende prova konkrete, por janë vetëm supozime. Drejtuesit e xhamisë thanë se gjatë verës, imami ka zhvilluar në Shkup të Maqedonisë disa takime me imamë të tjerë të radikalizuar. Për këtë arsye u vendos pezullimi i menjëhershëm i tij.

Imami, sigurisht nuk e ka pranuar një vendim të tillë. Të dielën e kaluar atij iu dha mundësia për një fjalë lamumire në xhami. Disa nga mbrojtësit e tij kanë protestuar ndaj heqjes së imamit madje ka pasur edhe zënka, për të cilat është dashur ndërhyrja e policisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb