Pika në derbi për nga mënyra se si erdhi u festa gjatë në shtëpinë e bardhebluve, jo vetëm mbyllën përballjet me Partizanin me një bilanc pozitiv: 1 humbje, 2 fitore dhe një barazim, por pika e marrë përballë rivalëve të përjetshëm mund të rezultojë përcaktuese për çështjen titull. Goli i Muçit riktheu besimin tek ekipi i Egbos pas dy humbjeve radhazi, për më tepër një gol që mban Kukësin katër pikë larg. Kalendari në 3 javët e ardhshme dukshëm favorizon më shumë Tiranën, duke nisur nga kjo e shtunë ku presin Flamurtarin, një ekip që luan vetëm për respekt të fanellën pasi ka mbyllur llogaritë me elitën.

Kalendari
Kalendari

Në këtë javë, Kukësi luan në transfertë përballë Vllaznisë, një kundërshtar që kërkon me çdo kusht të largohet nga zona “play out”. Në javën e 35-të, e parafundit, Tirana udhëton në transfertë përballë Laçit ndërsa e mbyll me Bylis në kryeqytet. Rivali i tyre, Kukësi, pas Vlalznisë pret Skënderbeun ndërsa e mbyll me Luftëtarin në transfertë. Përpara se të rikthehen në Superlgë, si Tirana ashtu edhe Kukësi duhet të bëjnë llogaritë me Kupën ku janë të detyruar të fitojnë për të shpresuar për një vend në finale. Të dy klubet pavarësisht se kanë si objektiv kryesor titullin, dëshirojnë ti shkojnë deri në fund edhe Kupës, për këtë qëllim do të luajnë me grupin e plotë pa bërë llogaritë për fundjavën dhe Superligën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: