Dikur portier i padiskutueshëm i Anglisë dhe Manchester City, Joe Hart ka kaluar vitet e fundit një karrierë të vështirë, por ai gjithsesu nuk dorëzohet.
Kësaj radhe destinacioni më i r ii portierit anglez është Celtic në Skoci.
Në moshën 34-vjeçare ai do të provojë një aventurë të re me skocezët edhe pse është ekip nën nivelin që ai është mësuar të luajë.
Hart për 12 vite veshi fanellën e Manchester City, por me ardhjen e Guardiolës planet ndryshuan derisa anglezi pas disa huazimesh u largua përfundimisht tek Burnley.
Sezonin e fundit ai ishte portier i Totenham Hotspurs, por pa lënë gjurmë. Tashmë në hapat e fundit të karrierës ai do të kërkojë një tjetër aventurë në Skoci me ekipin legjendar të Celtic.
Don’t 𝒎𝒊𝒔𝒔 a beat 💚
Joe Hart content coming 🔜 🇨🇿
📹 Tonight – Exclusive @CelticTV Interview
👀 Tomorrow – Training Focus#WelcomeHart 🍀 pic.twitter.com/s0NnnQ1Uvk— Celtic Football Club (@CelticFC) August 3, 2021
(BalkanWeb)