MICRONESIA-Piloti i një Air Niugini duket se ka gabuar dhe gjatë uljes së mjetit që drejtonte, një Boing 737, ka përfunduar në ujë.

Fatmirësisht të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar, që sipas burime të aeroportit ishin 47 në total.

Pasi ka prekur ujërat në lagunën e Chuuk në Micronesia, mjeti ka filluar të fundoset dhe pasagjerët janë larguar me not përpara se të ndihmohen nga peshkatarët lokal, siç tregon videoja e parë e publikuar në rrjetet sociale.

Boeing fluturonte nga Port Moresby në Pohnpei dhe duhet të bënte një ndalesë për një kontroll teknik në Chuuk International Airport, në ishullin e Weno, në shtetin e Chuuk.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb