Ky është një ndër ata persona që policia i gjobit dhe u heq patenten, por aq i bën këtij drejtuesi automjeti. Jo vetëm që ecën me 316 km/h, por dhe e filmon këtë moment dhe ia kalon faqes së çudive, ‘Jeta osh Qef”.

Këta të fundit e kanë publikuar në faqen e tyre me këtë tekst; “Ndoshta mund të mendoni se bëhet fjalë për gara makinash, ose xhirimet më të fundit të filmit “Fast and the Furious”, por në fakt nuk kemi të bëjmë me asnjë prej tyre. Një i ri nga Kukësi na ka derguar videon e tij duke “fluturuar” me makinën e tij në tunelin e Kalimashit. Kilometrazhi i tij shënon 316km/h. Shpejtësi të tilla janë të rralla në vendin tonë, aq më tepër duke ditur cilësinë e rrugëve tona. Duan të jenë “Schumachera” të jetës reale por përfundojnë nëpër humnera dhe kanale. Lutemi që piloti të ketë jetën e gjatë”.

E në fakt më shumë se kaq, pilotë të tillë, që cilësohen si të vdekjes, janë ata që marrin jetë, bëhen ose vetë viktima, ose shkaktojnë vikitima të pafajshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb