Milan bër detyrën sot në Serie A, teksa triumfoi 2-3 ndaj Frosinones. Një ndeshje jo e lehtë, ku për fitoren, kuqezinjtë djersitën mjaft. Pas sfidës, trajneri i skuadrës nga Milano, Stefano Pioli vlerësoi skuadrën.

“Jovic? Luka është një lojtar vendimtar, i cili nuk po luan shumë, por po ndihmon ekipin me aq mundësi ka. Jovic është një lojtar cilësor, kështu kam menduar gjithmonë.

Nuk ishim aq të qetë, por ne kemi besuar deri në fund. Skuadra ende duhet të bëjë shumë gjëra më mirë. Edhe në ndeshjen e fundit ne besuam shumë, por nuk ia dolëm. Që nga viti i ri ne kemi qenë shumë afër niveleve të Interit dhe Juves, skuadra që po bëjnë mirë. Giroud? Olivier ka shumë cilësi teknike dhe morale” – Tha Pioli.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: