Nga: ZONJA KATERINA
3-4 qepë të njoma
500 gr presh
3 gota miell misri
2 gota qumësht
2 tufëza koper
1 tufëz majdanoz
1 tufëz nenexhik
2-3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper

Presim hollë qepët e njoma dhe preshin, kryesisht pjesët jeshile. I vendosim në një tas ku shtojmë koperën, majdanozin, nenexhikun, miellin e misrit, qumështin, pak gjalpë dhe vajin e ullirit. Shtojmë në fund kripën dhe piperin e zi dhe e trazojmë mirë brumin e pispilisë. E shtrojmë më pas në tavë të lyer me pak yndyrë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb