Nga: ZONJA KETERINA
3 gota miell
2 gota kos
½ gotë vaj ulliri
2 kokrra vezë
250-300 gr djathë të bardhë
1 lk sodë buke
Kripë, piper i zi
1 ls piper i kuq

Bashkojmë fillimisht përbërësit e lëngshëm: vezën, vajin e ullirit dhe kosin. Më pas shtojmë përbërësit e ngurtë: miellin e trazuar me sodën e bukës me kripë, piperin e zi dhe piperin e kuq. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund djathin e bardhë të thërrmuar.

I bashkojmë mirë përbërësit dhe në një tavë të lyer me pak yndyrë shtrojmë brumin e përgatitur dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: