Nga: ZONJA KATERINA
450-500 gr miell
1 filxhan qumësht
1 filxhan ujë
½ filxhan vaj
1 lç maja të thatë
1 lç kripë
1 ls sheqer
1 të verdhë veze
Në një tenxhere hedhim 1 filxhan (çaji) qumësht dhe 1 filxhan ujë dhe i ngrohim. Qumështin dhe ujin e vakët e hedhim në një tas qelqi ku shtojmë sheqerin dhe majanë. I trazojmë mirë që majaja dhe sheqeri të treten dhe më pas shtojmë vajin duke e trazuar mirë.
Tek mielli hedhim pak kripë dhe e shtojmë në enën e qelqit. E përziejmë mirë brumin derisa të realizohet një brumë i butë. E mbulojmë me celefon dhe e lemë të pushojë në ambjent të ngrohtë për rreth 30-40 minuta.
Pasi brumi të ketë dyfishuar vëllimin e vendosim në tavolinën e punës të cilën e kemi spërkatur me pak miell. E punojmë brumin mirë me duar dhe e ndajmë në kulaçka të rrumbullakëta. Çdo kulaç e hapim në një disk në madhësinë e një pjate të filxhanit të cajit. E lyejmë piten e hapur disk me pak vaj dhe e palosim një herë. E lyejmë përsëri me vaj dhe e palosim perseri duke krijuar një pite si trekëndësh. I vendosim pitet në një tavë me letër kuzhine dhe i lyejmë me furçe me të verdhë veze. E vendosim tavën me pite në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)
