Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr mish i grirë
1 qepë e thatë
1 spec i kuq/1 spec jeshil
200 gr fasule të kuqe
2 lugë salcë koncentrat
150 gr djathë gouda
2 thelpinj hudhra
Kripë/vaj ulliri
Piper i zi/piper i kuq
Majdanoz
Pite tortilla

Përgatitja

Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën me specat dhe shtojmë mishin e grirë. Më pas shtojmë dhe salcën. Do të vazhdojmë me erëzat dhe do t’i gatuajmë për 10 minuta akoma.
Hapim pitet dhe te gjysma hedhim mbushjen dhe djathin nga lart. E mbyllim dhe e kalojmë në furrë për 5 minuta me 180 gradë. E shërbejmë me salcë të ëmbël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: