Policia italiane ka arritur të arrestojë një 51-vjeçar shqiptar në Foggia, pasi prej kohësh ishte në arrati, ndërsa akuzohej për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 51-vjeçar konsiderohej si një person i rrezikshëm, trafikant droge e se kishte shpëtuar gjatë një operacioni policor, të ndërmarrë me synimin për prangosjen e tij. Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020. Ne atë kohe, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptar që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpetoi operacionit te antidrogës.

  • foto galeri

Policia shkoi pranë një banese në Foggia, ku shqiptari jetonte. Në kohën që karabinierët kanë dashur ta arrestojnë, shqiptari hipi mbi catinë e banesës ku jetonte, mirëpo nuk arriti të ikë. Mbi të rëndojnë një sërë akuzash si trafik i marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuajse në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb