Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka bërë me dije se të mërkurën do të prezantojë në Komisionin e Ekonomisë, dy nga projektligjet e dorëzuara prej sa në Parlamentin e Shqipërisë.

Tabaku sqaron se propozimet janë pjesë e paketës anti-korrupsion, dhe se është një nismë që e ka lançuar në verën e vitit 2022 pas përfundimit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

Dy nga 5 projektligjet e dorëzuara prej saj në Parlamentin e Shqipërisë:

  1. Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin Publik Privat” ; ka si synim fokusimin dhe ndryshimin e problemeve që janë evidentuar jo vetëm në komisione hetimore por edhe në raportet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne fokus te ndryshimeve jane vendosur transparenca me publikun dhe detyrimi i Agjencise se Trajtimit te Koncesioneve si institucioni pergjegje per Rregjistrin e koncesioneve/ppp qe te publikoje nje lise te percaktuar dokumentash, parandalimi i dhenies me koncesion apo PPP te fondeve publike ndaj qytetareve te denuar apo ndeshkuar per nje set veprash penale ku perfshihen pervec te tjerash, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi i parave.

  1. Projektligji “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”; kërkon shfuqizimin e shtyrjes së Ligjit për Investime Strategjike në vitin 2023. Deputetja Tabaku ka paraqitur që në vitin 2015, kur ky ligj u votua, amendime në lidhje me sigurinë e pronës dhe çështjen e pronës. Por amendimet e znj Tabaku u rrëzuan.

Në projektligjin e propozuar në dhjetorin 2022, deputetja Tabaku vë në dukje problematikën e shfaqur nga Ligji I investitorëve Strategjikë duke nënvizuar dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë.

Propozimet e deputetes Tabaku janë pjesë e paketës Anti-korrupsion, një nismë që deputetja e ka lançuar në verën e vitit 2022 pas përfundimit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: