Nje 29-vjecar ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne Kavaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: