TIRANË

Astrit Thaçi, presoni i cili plagosi Ramazan Terziun në Durrës teksa do t’i vidhte banesën është arrestuar në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ky person dyshohet të jetë edhe autor i grabitjes së argjendarisë në Elbasan. Por bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

Ndërkohë në datën 10 shkurt Thaçi hyri në banesën e Ramazan Terziut në Durrës për të vjedhur por përfundoi duke e plagosur pronarin. Ky person është me precedent penal në fushën e narkotikëve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb