Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj 56-vjeçarit Ilirjan Dosti, ngjarje që ka ndodhur brenda një lokali në rrugën “Imer Ndregjoni”.

Sipas njoftimit zyrtar, autori i dyshuar është shtetasi me inicialet A.D., 53 vjeç, i cili është identifikuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ilirjan Dosti, 56 vjeç, në një lokal në rrugën ‘Imer Ndregjoni’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb