Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, ndërkohë që në pranga ka rënë një 28-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R.H, 28 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi për 42-vjeçarin me inicialet B.S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb