Zbardhen emrat e çiftit që përfundoi në spitalin e Tepelenës pasi burri plagosi me thikë gruan dhe më pas u vetëplagos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se 42 vjeçari Lulëzim Nanaj akuzohet se ka plagosur me thikë gruan e tij, Floretën në veshka.

Ndërkohë, për 40-vjeçaren është dashur ndërhyrja e specializuar ndërsa një helikopter po e sjell në spitalin e Traumës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: