Lihet në burg 60-vjeçari që plagosi efektin e policisë në Pilur Redin Çaushaj.

Theodhori Mërkuri ka dalë sot në seancë për masën e sigurisë, teksa Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” për 60-vjeçarin.

Efektivi Redin Çaushaj ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 23:00 të së martës, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë Redin Çaushaj, 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, Mërkuri e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar pas disa orësh nga policia.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb