TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për tre të arrestuarit, të akuzuar për plagosjen e 29-vjeçares në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Gjykata ka vendosur “Detyrim paraqitje” për Alfred Levanin dhe Rinald Budllën ndërsa “arrest me burg” për Kreshnik Budllën.

Të tre këta persona u arrestuan të shtunën, pasi akuzohen për plagosjen e 29-vjeçares Rezarta Lakrori, e cila u qëllua ndërsa ndodhej në një lokal bashkë me foshnjën dhe bashkëshortin e saj. Sipas policisë, e reja nuk ishte shënjestër e atentatit, por 3 të akuzuarit kanë shkëmbyer zjarr me disa persona të tjerë në lokal, çka ka sjellë edhe plagosjen e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb