TROPOJA

Një plagosje ka ndodhur në fshatin Babinaj të Tropojës mbrëmjen e sotme. A.H, gjatë një konflikti ka plaogosur me armë zjarri L.H.

Ky i fundit i dërgua për kurim në Gjakovë, kurse autori i plagosjes u kap dhe u shoqërua në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tropojë

Plagosi me armë zjarri 35 vjeçarin, por falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: